Klinti Qato i jep zemër Laçit: Rikthehemi te fitorja të shtunën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 20:21

Klinti Qato i jep zemër Laçit: Rikthehemi te fitorja të shtunën

 Ndaj Dinamos, Klinti Qato ishte një ndër më të mirët për skuadrën e tij, edhe pse në fund Laçi doli me një pikë që i kompromenton pozitat në fundin e klasifikimit. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, mesfushori pohon se i vjen keq që nuk fituan, pasi këto janë javë vendimtare për ta.

klinti qato

“Nuk mund të themi se jemi të kënaqur me këtë rezultat, sepse me këtë kampionat dhe këto javë kërkohen fitore për t’u ngjitur më lart. Nëse do të fitonim në këtë ndeshje, mendonim që mund të shkonim edhe tek katër vendet e para. Por, tani është kompletuar pak situata. Gjithsesi do të shohim për ndeshjen e radhës tani në shtëpi”, u shpreh fillimisht 26 vjeçari.

TIRANA – Kundërshtari i radhës për kurbinasit është Tirana. Sipas Qatos, me ekipet e kryeqytetit ia kanë dalë të marri rezultate pozitive, edhe pse në shtëpi nuk janë treguar aq efikas sa duhet. “Ne besojmë te forcat tona dhe kemi treguar se edhe me ekipet pretendente kemi marrë rezultate shumë pozitive, sidomos me ato të kryeqytetit. Mendoj se ndaj Tiranës do të jetë i yni trepikëshi. Kemi treguar se në shtëpi nuk kemi marrërezultate shumë pozitive, më shumë i kemi marrë atojashtë fushës sonë, por mendoj se këtë herë me Tiranën do të marrim maksimumin”, vijoi më tej mesfushori bardhezi. Sa i përket verdikteve të sezonit,Qato pohon se do të japin maksimumin deri në fund.”Mendojmë gjithmonë për maksimumin në çdo ndeshjedhe më pas i ngelet fushës rezultati që do të marrim”,mbylli prononcimin e tij për gazetën mesfushori i Laçit,Klinti Qato.

VLADIMIR MEMA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"