Këshilli Bashkiak hap “thesin” për triumfin e Partizanit në Superiore, ja sa miliona ka përfituar klubi i kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 19:14

Këshilli Bashkiak hap “thesin” për triumfin e Partizanit në Superiore, ja sa miliona ka përfituar klubi i kuq

Në një mbledhje të zhvilluar online, për shkak të protestës së opozitës, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar disa vendime të rëndësishme si ndihma ekonomike për njerëzit në nevojë, apo bonuset e qirasë dhe dëmshpërblimet për ata që kanë pësuar aksidente me zjarret në shtëpitë e tyre.

partizani-fiton-titullin-kampion-6

Mes këtyre vendimeve, ishte një i tillë edhe për klubin e futbollit Partizani. Këshilli Bashkiak  miratoi shpërblimin financiar për klubin e futbollit Partizani, pas triumfit në kampionatin kombëtar të Kategorisë Superiore për sezonin 2022-2023.

Sipas vendimeve të mëparshme të Bashkisë së Tiranës, skuadrat e kryeqytetit që fitonin titullin kampion në Superiore, përfitonin 15 milionë lekë. Kjo shumë tashmë do i kalojë klubit të kuq, si shpërblim për sezonin e kaluar, ndërsa e njëjta gjë do të vazhdojë të përsëritet edhe në vitet në vijim për ekipet kryeqytetase që mbajnë trofeun e Superiores në Tiranë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"