Nderim i veçantë për Sokol Cikalleshin, Federata Turke vlerëson gjestin e tij Fair Play

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 23:23

Nderim i veçantë për Sokol Cikalleshin, Federata Turke vlerëson gjestin e tij Fair Play

Sokol Cikalleshi ka marrë një nderim të veçantë nga Federata Turke, pasi është shpallur fituesi i marsit për çmimin e Fair Play. Komisioni i Federatës Turke ka vlerësuar gjestin e veçantë që ka bërë sulmuesi i Kombëtares kuqezi në ndeshjen e 9 marsit me Koniaspor ndaj Adana Demirspor.

cikalleshi

Në atë ndeshje, Cikalleshi, duke parë se i kishte shkelur pa dashje dorën kundërshtarit të tij Gravijon gjatë një sulmi, nuk mori pjesë në atë aksion por qëndroi pranë lojtarit të ekipit tjetër që ta ndihmonte.

“Mendoj se i shkela dorën kur po sulmonim, pastaj dëgjova një ulërimë. Të jesh njerëzor është më e rëndësishme se ndeshja. Unë qëndrova me të për të parë gjendjen e tij. Edhe nëse do të kisha shënuar gol në atë situatë, unë nuk do të kisha qenë i lumtur”, tha Cikalleshi pas asaj sfide.

Për këto fjalë, që shprehin vlerat e veprimit të tij, lojtari u zgjodh si “Futbollisti Xhentëlmen” i mars 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"