“Manajt i hipin sipër”, trajneri i Sivaspor ankohet për trajtimin e sulmuesit: Gjyqtarët tanë kanë probleme me shikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2024 | 20:58

“Manajt i hipin sipër”, trajneri i Sivaspor ankohet për trajtimin e sulmuesit: Gjyqtarët tanë kanë probleme me shikimin

Rei Manaj ka munguar në stërvitjen e fundit të skuadrës së Sivaspor dhe ka qenë trajneri i këtij klubi, Bylent Ujgun, ai i cili ka shpjeguar se kjo ishte pasojë e goditjeve që kishte marrë në ndeshjen e kaluar ndaj Koniaspor. Ai bëri të ditur se lojtari do të kthehej që nesër në stërvitje, për të përgatitur sfidën kundër Gallatasaraj.

manaj

Ujgun, prej kohësh është ankuar se Manaj po pëson shumë faulle dhe këtë e ka përsëritur sot para mediave, duke u ankuar për gjyqtarët që nuk i sanksionojnë.

“Për fat të keq, gjyqtarët i injorojnë faullet që kryhen kundër Rei Manajt, ata nuk i shohin. Ata i përshkruajnë si dyluftime. Kundërshtarët i hipin sipër, e tërheqin nga e djathta, e tërheqin nga fanella dhe ata thonë të vazhdojë. Meqë gjyqtarët tanë janë në përgjithësi më probleme shikimi, nuk ka shumë për të thënë.

Ata nuk mund të japin gjëra që shohin, japin vendime të gabuara. Në presim që gjyqtarët të përmirësojnë komunitetin e tyre dhe cilësinë e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Çdo gjë po përmirësohet në vendin tonë. Por problemet e tyre ndikojnë futbollin turk. Ne nuk mund ta zhvillojmë atë. Ne flasim, por askush nuk na dëgjon, ne po shpjegojmë, por nuk ka asnjë që na kupton, nuk ka shumë gjëra që mund të themi për këtë”, shpjegoi trajneri i Sivaspor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"