FOTO/ Kampioni i Muay Thai-t tashmë në kinematografi, aktor në filmin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2023 | 14:03

FOTO/ Kampioni i Muay Thai-t tashmë në kinematografi, aktor në filmin shqiptar

Me një karrierë shumë të suksesshme në arte marciale në “Muay Thai”, ku regjistron tituj kampion Europe dhe disa herë kampion në Itali, tashmë Ervis Bici, paralelisht me sportin, është transferuar edhe në botën e kinematografisë.

WhatsApp Image 2023-01-10 at 11.09.15 (3)

Ai shfaqet si aktor në filmin “Polic për kokë”, një film i regjisorit Aldo Marku, me shumë aksion si në “Hollywood” dhe që do të flasë shqip, ndërsa premierën do ta ketë më 12 janar.

“Shqiponja e Zezë”, siç edhe njihet Bici, do të luajë përkrah emrave të mëdhenj të kinematografisë shqiptare si Bujar Asqeriu, Nik Xhelilaj, Alfred Trebicka, Arben Bajraktaraj etj.

Por ndryshe nga sa e kemi parë në ring, ku gjithnjë luan ndershëm, sportivisht dhe pastër, në film, Bici do të ketë rolin e personazhit negativ, një vrasësi të quajtur “Lupo”.

Krah tij në aksion do të jetë edhe sozia e aktorit të madh britanik, Jason Statham, shqiptari Besnik Tafallari. Për shkak të angazhimit në filmin “Polic për kokë”, Ervis Bici madje ka spostuar edhe një prej ndeshjeve të tij “Muay Thai”.

WhatsApp Image 2023-01-10 at 11.09.15 (2)

WhatsApp Image 2023-01-10 at 11.09.15 (1)

WhatsApp Image 2023-01-10 at 11.09.15

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"