FOTO/ Jasir Asani në prag të miqësores me Kilin: Të bashkuar mund të bëjmë të pamundurën realitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 12:44

FOTO/ Jasir Asani në prag të miqësores me Kilin: Të bashkuar mund të bëjmë të pamundurën realitet

Shqipëria do të përballet sonte në mbrëmje në miqësoren e parë me Kilin. Pas kualifikimit në EURO 2024, kuqezinjtë do të zbresin sonte në fushë.

DFGFHJFG

Atmosfera është fantastike në grumbullim, lojtarët janë më të bashkuar se kurrë dhe nuk ngurojnë ta shfaqin haptazi miqësinë me njëri-tjetrin.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet përkrah Nedim Bajrami dhe Naser Alijit.

“Tetovë – Shkup – Kumanovë. Të bashkuar mund të bëjmë të pamundurën realitet. Forca Shqipëri”, shkruan Asani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"