Postuar: Gusht 29, 2021 | 17:37
FOTO/ “Heshtni dhe qëndroni të pa lëvizur, 3 ‘Ace’ nga Imobile”, bukuroshja e njohur nuk e fsheh lumturinë për suksesin e Lacios
Aktorja, modelja dhe “ShowGirl”-ja e njohur italo-finlandeze, Ana Falki e cila njihet dhe si një tifoze e çmendur e skuadrës së Lacios nuk përmbahet në rrjetet sociale.
Në profilin e saj të rrjetit social “Instagram”, Falki ka shkruar për fitoren tenistike të bardhekaltërve ndaj Specias me rezultatin 6-1 duke i thënë kritikëve që të heshtin:
“Shhhhtttt! Heshtni dhe qëndroni të ‘pa lëvizur’. Një ndeshje e bukur tenisi me tre ace nga Çiro ynë, dhe tre tenorëve që shënuan. Ju lumtë të gjithëve.
Klas në horizont dhe prurje të reja. Së bashku me Sarrizmin.”, shkroi Ana Falki.
PANORAMASPORT.AL