FOTO/ Helga çmend Hamesin, Kristiano Ronaldo bëhet shkesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2017 | 16:04

FOTO/ Helga çmend Hamesin, Kristiano Ronaldo bëhet shkesi

Modelja e njohur e “Instagram”-it, Helga Lovketi, njihet ndryshe edhe si fansja më e zjarrtë e yllit kolumbian të Bajernit, Hames Rodrigez. Mirëpo, pasi ky i fundit është divorcuar nga Daniela Ospina, sipas mediave rozë, marrëdhënia mes yllit kolumbian dhe fanses së tij, Helgës po merr dimensione të tjera.

Helga model

Për këtë pjesë shkesi, i cili kërkon të bashkojë dyshen Hames-Helga është pa dyshim ylli portugez dhe ish-shoku i skuadrës së Rodrigez, Kristiano Ronaldo.

Hames dhe Ronaldo

Kjo tentativë e tij ka nisur që prej verës së kaluar, gjatë një feste ku të pranishëm kanë qenë dhe Hames e Helga. Gjatë kësaj feste, Ronaldo ka shkuar të flasë me Helgën për mikun e tij kolumbian. Tanimë pritet një finalizim mes dyshes Helga-Hames.

Helga5 helga3 helga2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"