FOTO/ Gafa e ministres Kumbaro, quan “tërësisht të rikonstruktuar” stadiumin e degraduar të Gjirokastrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2023 | 19:28

FOTO/ Gafa e ministres Kumbaro, quan “tërësisht të rikonstruktuar” stadiumin e degraduar të Gjirokastrës

Ministrja për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro, duket se nuk ka informacionet e duhura as mbi vendet ku po zhvillon fushatën zgjedhore për subjektin e saj politik. Ndalesa e radhës e ministres sot ishte në Gjirokastër, në një takim me ish-sportistë të klubit të Luftëtarit.

344536803_199461919636882_4198761420290269353_n

Ajo e ka cilësuar “pikëtakim i shumë emocioneve” stadiumin e Gjirokastrës në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se tashmë ishte një impiant tërësisht i rikonstruktuar dhe duke vazhduar me premtime për rikonstruksione të impianteve të tjera sportive në qytetin e Gjirokastrës si Pallatin e Sportit.

Asgjë anormale në kohë fushate, po të mos ishte fakti se takimi i sotëm u bë në fushat stërvitore të ekipit të futbollit dhe jo në stadiumin e Gjirokastrës. Ky i fundit është degraduan në mënyrë të tejskajshme dhe ka nevojë urgjente që të vihet dorë në të, siç tregoi pak ditë më parë “Panorama Sport” në një shkrim për këtë impiant.

Fotolajm/ Degradon stadiumi i Gjirokastrës, shikoni çfarë ndodh në shkallët e tribunës qëndrore

Krejt e kundërta e asaj që trumbeton ministrja Kumbaro në postimin e saj elektoral.

sdfsfsfsfsfsfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"