FOTO/ Balaj dhe Roshi, fushatë në ndihmë të liderit çeçen nëpërmjet Instagramit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2017 | 20:33

FOTO/ Balaj dhe Roshi, fushatë në ndihmë të liderit çeçen nëpërmjet Instagramit

Në Instagram, ditët e fundit, dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Balaj dhe Roshi, të cilët aktivizohen në Rusi me klubin e Akmat Grozni, kanë postuar të dy foto të Ramzan Kadirov, liderit të Republikës Çeçene.

Balaj-i-Roshi-Na-EURU-bismo-voljeli-izbjeci-Hrvate-znamo-da-su-kvalitetni_ca_large

Këtij të fundit, Instagrami i ka bllokuar llogaritë pas qëndrimeve të hapura homofobike, dhe në këtë mënyrë, Kadirov ka përdorur adresat në rrjetet sociale të klubit Akmat Grozni, si edhe të lojtarëve. Pjesë e kësaj fushate kanë qenë edhe Bekim Balaj e Odise Roshi, të cilët e kanë postuar edhe ata në faqet e tyre.

balaj

roshi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"