FORMULA 1/ Triumf spektakolar i Vershtapen në Majemi! Zhgënjen Ferrari, Alonso në podium (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2023 | 23:53

FORMULA 1/ Triumf spektakolar i Vershtapen në Majemi! Zhgënjen Ferrari, Alonso në podium (VIDEO)

Piloti holandez Maks Vershtapen  triumfoi sot në garën e Çmimit të Madh të Amerikës në Formula 1 zhvilluar në pistën e Majemit. Ky ishte suksesi i tretë sezonal për pilotin e Red Bull. 

FORMULA1

 Një triumf i jashtëzakonshëm i kampionit të botës, që e nisi garën nga vendi i 9-të, por arriti të bëjë një paraqitje të shkëlqyer, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Serxhio Perez. 

Meksikani, që e nisi garën nga “pole”, nuk ishte në gjendje të fitojë, duke dorëzuar kreun në momentin që dueloi me Vershtapen.  


Holandezi, falë një strategjie ndryshe nga kreu, arriti të parakalojë rivalët dhe pas 20 xhirosh e pa veten në krye. Edhe kur ndërroi gomat ai nuk zhgënjeu, duke parakaluar Perezin dhe arritur një fitore të merituar dhe mbron kreun e renditjes së përgjithshme. 

Vlen të theksohet fakti se në podium u ngjit edhe Fernando Alonso me Aston Martin, me spanjollin që rikthehet në podium. 

Kjo garë konfirmoi dominimin e Red Bull, që në të pestë garat e deritanishme ka arritur fitore të dyfishta, duke ngjitur dy pilotët e saj në dy vendet e para.  

Paraqitje dinjitoze edhe për Aston Martin, që rikthehet në podium pas garës së Baku.  Ndërkohë që zhgënjen Ferrari, që asnjëherë nuk ishte në gjendje të duelonte për fitore. Karlos Sains u klasifikua në vendin e pestë dhe Leklerk në vendin e shtatë. Mes dy makinave Ferrari u rendit Hamilton. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"