Formula 1/ Niki Frai: Askush në histori nuk ka marrë trajtim si Shumakeri. Kura e tij, inovacion i madh për botën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2024 | 13:05

Formula 1/ Niki Frai: Askush në histori nuk ka marrë trajtim si Shumakeri. Kura e tij, inovacion i madh për botën

Ndonëse kanë kaluar 10 vite nga aksidenti tragjik i Mikeal Shumakerit teksa bënte si në alpe, gjendje shëndetësore e ish-pilotit vijon të jetë një temë shumë e diskutuar në botën e Formulës 1 dhe jo vetëm. Thuajse të gjithë ata që kanë pasur raporte dhe kanë qenë të afërt me gjermanin janë pyetur për gjendjen shëndetësore aktuale të legjendës së Formulës 1.

niki frai shumaker

Disa prej tyre kanë dhënë më tepër informacion, disa më pak, të tjerë spekulojnë me më shumë informacion, të tjerë flasim më pak. Së fundmi për shtatë herë kampionin e botës ka folur Niki Frai, i cili ka punuar me Shumakerin te Mercedesi gjatë viteve 2010-2012, periudhë kur Mikaeli vendosi të rikthehej në pistë pas tërheqjes së parë. Drejtuesi anglez ka pasur një rol thelbësor së bashku me Ros Braunin për atë rikthim. Pa u futur shumë në detaje, britaniku ka dhënë mendimin se si po shkon rikuperimin i ish-pilotit.

“Askush nuk ka marrë ndonjëherë kura mjekësore si këto që po merr Shumakeri. Nuk kam dëgjuar asgjë rreth gjendjes së tij, kështu që nuk mund të konfirmoj apo mohoj informacionet që qarkullojnë për të, por ajo që mund të them është se Mikaeli po trajtohet nga skuadra më e mirë mjekësore në botë. Jam 100% i sigurt se asnjë qenie njerëzore në histori nuk ka pasur ndonjëherë trajtim si ky që po i bëhet Shumakerit, pasi familja e tij i ka të gjitha burimet”, shpjegoi Frai në një prononcim të dhënë për “Online Betting Guide”.

NË TAVOLINË DHE MAKINË –

Disa javë më parë Xhoni Herbert, ish-koleg i gjermanit te skuadra Beneton, ishte shprehur se Shumaker është në gjendje të ulet në tavolinë për të drekuar me familjen. Ndërsa gazeta Bild kishte shkruar gjithashtu se Shumi është hipur në një makinë Mercedes AMG me qëllimin për t’i stimuluar trurin. Ndërkohë Frai i ka komentuar kështu deklarata dhe informacione në lidhje me legjendën e Formulës 1: “Lutem dhe shpresoj që të jetë duke u bërë progres Shumakeri. Nuk do të habitesha nëse këto lajme si ulja në tavolinë apo hipja në makinë të ishin të vërteta, sepse imagjinoj se kjo është diçka që bëhet me qëllim që truri të vendoset në aktivitet”, deklaroi britaniku.

Inxhinieri anglez beson se kura që po i bëhet Shumakerit do të jetë një inovacione dhe 7 tituj për pacientë të tjerë: “Qeniet njerëzore janë të jashtëzakonshme dhe mendoj që nuk është e pamundur shpresa për një rikthim sa më pranë normalitetit. Jam i sigurt që herët apo vonë do të dëgjojmë të flitet edhe se ekipi mjekësor ka mësuar për mënyrën se si duhet të kurohen personat me këtë tip dëmtimi në kokë. Ky do të jetë kontributi më i madh i gjendjes që po kalon Mikael Shumaker”, shprehet Niki Frai.

KRAHASIMI PERSONAL –

Britaniku madje ka bërë edhe një krahasim personal me një pjesëtar të familjes së tij, kur e përshkruan këtë dëshirë: “E vetmja gjë që shpresoj është që cilësia e jetës së Shumakerit të jetë e mirë. Ime më vuan nga demenca, kështu që e di se çfarë do të thotë kur dikush është gjallë, por i pavetëdijshëm për botën që e rrethon”, përfundon rrëfimin e tij 67-vjeçari.

ARTIN LLESHAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"