FORMACIONET E MUNDSHME| Skënderbeu-Laçi/ Përballje në frontin e Europës, korçarët dhe kurbinasit me skemë identike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 15:04

FORMACIONET E MUNDSHME| Skënderbeu-Laçi/ Përballje në frontin e Europës, korçarët dhe kurbinasit me skemë identike

Skënderbeu-Laçi është përballja e frontit për Europën. Korçarët dhe kurbinasit luajnë në Korçë në orën 18:00.
skenderbeu laci
Për sa i përket formacioneve titullare, në kampin e Skënderbeut Pëllumbi merr vendin e kapitenit Bajram Jashanica, i cili ka pësuar kontraktik muskulor. Reparti i mbrojtjes do të jetë me: Meksin, Pollozhanin, Pëllumbin dhe Imamin. Mesfusha e Skënderbeut përbëhet me Ditën, Dajën dhe Elezin.

Ofensiva do të drejtohet nga Gripshi, Krasniqi dhe  Bregu.

Në anën tjetër, trajneri i Laçit Armando Cungu i beson në portë të përhershmit Stazhilla. Mbrojtja do të komandohet nga Fangaj, Ignjatoviç, Selmani dhe Rapo.

“Motori” i kurbinasve pritet të jetë Shehu, Deliu dhe Lushkja ndërsa sulmi do të jetë me Grecën, Xhixhën dhe Tekon.

skenderbeu
laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"