Formacionet e mundshme, Kukësi-Luftëtari/ Verilindorët me 3 mungesa, gjirokastritët me mesfushë të improvizuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2018 | 12:30

Formacionet e mundshme, Kukësi-Luftëtari/ Verilindorët me 3 mungesa, gjirokastritët me mesfushë të improvizuar

Kukësi nuk do të ketë në ndeshjen kundër Luftëtarit tre futbollistë kryesorë si Elton Kale, Albi Alla dhe Stivi Frashëri. Gjithsesi, trajneri Peter Pakult do t’i zëvendësojë me Koliçin në portë, Hoxhën në mbrojtje, si dhe Ethemin në mesfushë.

kuksi luftetari
Kujtojmë që Frashëri dhe Alla kanë humbur pjesën e mbetur të sezonit për shkak të dëmtimeve. Ndaj Luftëtarit, sulmi do të udhëhiqet nga autori i 19 golave, Sindrit Guri.

Luftëtari

Luftëtari nuk do të ketë të gatshëm për ndeshjen e sotme dy mesfushorë qendrorë si Eduard Rroca dhe Marko Aurelio. I pari ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, ndërsa braziliani u dëmtua në seancën e fundit në tendinë.

Gjithsesi, një lajm i mirë për trajnerin Hasan Lika është rikthimi i lojtarëve që ishin të pezulluar në ndeshjen ndaj Partizanit. Bëhet fjalë për Lejdi Liçajn dhe Albano Aleksin. Gjasat janë që vetëm ky i fundit ta nisë si titullar ndaj Kukësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"