Formacionet e mundshme, Kukësi-Flamurtari/ Verilindorët të përgjysmuar, vlonjatët me të rinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2018 | 11:24

Formacionet e mundshme, Kukësi-Flamurtari/ Verilindorët të përgjysmuar, vlonjatët me të rinjtë

Kukësi do luajë me skuadrën e përgjysmuar, pasi ka plot 5 mungesa në radhët e titullarëve. Alla, Frashëri, Kale, Dzaria e Rrumbullaku nuk janë grumbulluar për takimin përmbyllës, pasi të gjithë vuajnë nga dëmtime. Në vend të tyre do të aktivizohen disa lojtarë të rinj që nuk kanë pasur shumë hapësira gjatë sezonit

flam kukesi

Sot luhen 90 minutat e fundit të një sezoni të dështuar për Flamurtarin. Kuqezinjtë e mbyllin në transfertë, por katër lojtarë nuk janë grumbulluar për ndeshjen e sotme. Ditmar Bicaj, Artmir Pollozhani, Viktor Xhufo dhe Igor Nedjelkoviç, nuk udhëtuan dje me ekipin dhe janë lënë jashtë për ndeshjen e sotme. Trajneri Behari u ka komunikuar vendimin lojtarëve me arsyetimin se lihen jashtë listës për shkak se do t’u jepet mundësia për t’u aktivizuar të rinjve vlonjatë. Gjithsesi, mësohet se ky vendim ka sjellë qej mbetje te lojtarët, të cilët me sa duket nuk janë më në planet e klubit për sezonin e ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"