Flamurtari pa drejtor, ish-kapiteni kërkon garanci. Ja situata në kampin vlonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2019 | 17:57

Flamurtari pa drejtor, ish-kapiteni kërkon garanci. Ja situata në kampin vlonjat

Flamurtari në vështirësi për të gjetur pasuesin e Ardi Beharit. Duket se nuk ka kandidatura që të plotësojnë shijet e Idrizit, që mund të jetë një pasues i denjë për të zëvendësuar Beharin që për më shumë se një dekadë ishte në klubin vlonjat.

Pollozhani Flamurtari

Duket se për administratorin, zëvendësimi i Beharit është i lehtë. “Kemi problem shumë zëvendësimin e Ardi Beharit. Na duhet një djalë që të jetë i mirë dhe pozitiv, ndoshta jo edhe me shumë përgatitje, por të ketë cilësi të mira.

Idrizi-750x430

E kemi ende bosh vendin e drejtorit të përgjithshëm”, tha dje Idrizi. Por nga ana tjetër, bosh mbetet edhe posti i drejtorit sportiv, për shkak se kapiteni Artim Pollozhani ende nuk po kthen përgjigje. Shkak mbetet situata jo e qartë në klub.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"