Fituan së bashku Europianin, reagon Bonuçi: Bravo Mançini, vure në një mendje 60 milionë trajnerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2021 | 15:13

Fituan së bashku Europianin, reagon Bonuçi: Bravo Mançini, vure në një mendje 60 milionë trajnerë

“Faleminderit trajner. Për gjithçka. Fitorja e vërtetë, megjithatë, nuk ishte Europiani, por fakti që arritët të vendosni në një mendje më shumë se 60 milionë trajnerë”. Me këto fjalë Leonardo Bonuçi përmes një postimi në “Instagram” ka falënderuar edhe një herë trajnerin e Italisë, Roberto Mançini, i cili udhëhoqi ekipin “axurr” në fitoren e Kampionatit Europian 53 vjet pas herës së fundit.

bonuci mancini

Fjalët e mbrojtësit të Juves janë një lloj ngacmimi për të apasionuarit e futbollit në Gadishullin Apenin, të cilët janë gjithmonë gati të kritikojnë apo të polemizojnë për çështjet e lidhura më topin. Këtë herë Manço, sipas Bonuçit, ia doli të gjente çelësin për t’i bërë të gjithë së bashku. Në çdo kuptim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"