Fitorja nuk i zbut sulmet, “Plisat” kërkojnë largimin e Josës në kor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 20:32

Fitorja nuk i zbut sulmet, “Plisat” kërkojnë largimin e Josës në kor

Edhe pse skuadra e tyre triumfoi përballë Gjilanit me rezultatin 1-0, “Plisat” e Prishtinës, duket se janë të vendosur për të qenë kundra trajnerit të tyre Mirel Josa.

plisat-960x509

Në sfidën e sotme të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ajo që ra më së tepërmi në sy ishin thirrjet në kor kundër trajnerit shqiptar.

“Nëse ke zëmër ik prej Prishtinës”, ishte thirrja e “Plisave” kundër Josës. “Lufta” mes tifozëve dhe trajnerit nisi javën e shkuar, kjo për shkak të barazimeve ndaj Ferizajt dhe Ballkanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"