Fitorja kundër Polonisë ka kthyer entuziazmin, Mançini: Na pret një punë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 18:38

Fitorja kundër Polonisë ka kthyer entuziazmin, Mançini: Na pret një punë…

Fitorja kundër Polonisë ka rikthyer entuziazmin në kampin italian. Djemtë e Mançinit kanë zhvilluar një lojë të kënaqshme por arritën të shënonin vetëm në minutat shtesë. Megjithatë, ky cilësohet si një cikël i ri për “Axurrët”. I pranishëm në një ceremoni trajneri i kombëtares u prit me duartrokitje nga të pranishmit.

roberto-mancini-italia-1-750x430

“Nuk ekziston asnjë problem në qendrëne sulmit, por duhet të punojmë shumë se bashku për të përmirësuar cilësinë dhe intesitetin e lojës. Kemi marrë frytet e para, por na pret një punë e gjatë. Asnjëherë nuk u dorëzova kështu që nuk duhet të jemi euforik tani”, është shprehur tekniku i kombëtares.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"