“Fitorja ishte detyrë shtëpie, jo ndonjë gjë e madhe”/ Orges Shehi: Ju tregoj të përbashkëtat dhe veçantat të Tiranës e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2024 | 22:24

“Fitorja ishte detyrë shtëpie, jo ndonjë gjë e madhe”/ Orges Shehi: Ju tregoj të përbashkëtat dhe veçantat të Tiranës e Partizanit

Orges Shehi debutoi me fitore në Superiore, pasi Partizani arriti të mposhtë Teutën falë një penalltie të realizuar nga Tedi  Cara. Trajneri I të kuqve u shpreh se pikët janë shumë të rëndësishme dhe në formë të plotë do të jenë kur të gjithë lojtarët të rikthehen nga dëmtimi.

shehi

“Në futboll rezultati është primar, ishte një ndeshje e vështië, kemi pak ditë që e punojmë kishim pak merak ndryshimin e fushës dhje klimës, të rëndësishme janë pikët por sighurisht mund të bëjmë edhe më mirë në konfigurim. Bëmë detyrën e shtëpisë dhe jo ndonjë gjë të madhe na pret një punë më e madhe. Në fillim e fillova skemën ndryshe, e ndryshova më pas e kërkova të lëviznim me 3, Teuta në raste të caktuar kërkon të luajë 1 kundër 1. Në konfigurim dhe vendosje nuk duhet të nxitonim se fusnim veten në presion. Ndeshjen e parë duhet ta fitosh se është shumë e rëndësishme, lojtraët i pash në nxjemje që e kaluan dozën e karikimit.

Dje kemi humbur Kekon për shkak të këpucëve, ka një dëmtim që nuk mund ti vishte. Na u rikthye Skuka, ka personalitet besoj do të na ndihmojë, ditët janë prpara, kampionati është i gjatë, na mbetet për të punuar dhe përmirësuar, por nuk e di kur mund të vijmë 100 % në formë, kur ta kemi plotë organikën atëherë mund të kërkojmë më shumë. Është një skuadër që ka vrull dhe grintë duam ta mbajmë dhe ta çojmë më lart, dhe më pas detajet se si të dalim në sulm dhe prandaj duhet të krijojmë superioritetin. Duhet të luajmë shpejt, të heqim dorë nga mbajtja e topit, të githë ne do të përmirësohemi, duhet të jemi dhe të të logjikshëm.

Një gjë kanë të përbashkët Tirana dhe Partizanit, të dyja duan të jenë në majë, duhet të kemi të ngulitur mentalitetin se çfarë ndryshon pastaj ka ndryshim, por më vonë mund të jap një përgjigje më të qartë” përfundoi Shehi për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"