Firmos talenti Bruno Lulaj, sot pritet rikthimi i Lilajt

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 21, 2014 | 12:00

Firmos talenti Bruno Lulaj, sot pritet rikthimi i Lilajt

Sabjen LilajPas zyrtarizimit të brazilianit Diego Martins, Skënderbeu bën edhe goditjen e radhës në këtë merkato. Burime zyrtare në klubin korçar bëjnë dje të ditur për “Panorama Sport” se Bruno Lulaj, mbrojtësi 19-vjeçar i Panioniosit në Greqi është lojtari më i ri i Skënderbeut. Mbrojtësi që luan edhe me Kombëtaren shqiptare U-21, prej javësh ka qenë nën “lupën” e presidentit Takaj, por tashmë mund të themi se gjithçka është bërë zyrtare. Por ai nuk do jetë afrimi i fundit. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili, gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, shkurtimisht ka theksuar: “Po, është e vërtetë që prej dy ditësh kemi mbyllur edhe akordin me mbrojtësin Bruno Lulaj, që është një nga talentet më premtues. Lojtari momentalisht është pjesë e kombëtares U-21, por shumë shpejt do të bashkohet me Skënderbeun. Është përforcimi i radhës ky nga ekipi ynë”, theksoi Takaj i cili më pas la gjithçka të hapur për sa i përket edhe një afrimi tjetër, të fundit, te Skënderbeu. “Merkatoja e mbaruar? Jo, mbaron më 31 gusht. Deri atëherë gjithçka mund të ndodhë. Mund të kemi edhe një goditje të fundit, ku i dihet”, përfundoi Takaj, duke lënë kështu të hapur mundësinë për të bërë edhe një goditje të fundit në këto dy javë merkato që kanë mbetur në dispozicion. Lilaj – Mesfushori Sabien Lilaj duket se do rikthehet sërish në stërvitje me korçarët, pavarësisht dëshirës për të luajtur jashtë Shqipërisë, ku edhe u prezantua me një klub tjetër. “Sabieni do nisë stërvitjen me Skënderbeun ditën e enjte. Ai është pjesë e skuadrës sonë”, u shpreh presidenti Takaj.





www.minuta90.com