Finalja e Europianit nuk mbaron kurrë, UEFA nis procedim disiplinor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2021 | 19:04

Finalja e Europianit nuk mbaron kurrë, UEFA nis procedim disiplinor

Finalja e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë duket se nuk di të mbarojë kurrë dhe mbetet temë diskutimi edhe pse ka rreth një muaj që është luajtur. Talljet e italianëve në rrjetet sociale vazhdojnë, ashtu si edhe protestat angleze për faullin e famshëm të Kielinit ndaj Saka. Tani në lojë ka hyrë edhe UEFA, e cila duket se nuk do të tolerojë anglezët.

itali

Ajo ka bërë të ditur se ka nisur procedim disiplinor ndaj Federatës Angleze, për shkak të sjelljes së tifozëve të saj. Këta të fundit bënë gjeste të shëmtuara pas sfidës, duke sulmuar tifozët italianë jashtë stadiumit, ndërsa në rrjetet sociale nuk munguar ofendimet raciste kundër lojtarëve të “tre luanëve” që humbën penalltitë në atë finale.

UEFA ka bërë të ditur se pas hetimeve, është hapur procedim disiplinor kundër Federatës për ngjarjet e tifozëve që kanë ndodhur “brenda apo rreth stadiumit gjatë finales së Uemblit”. Parashikohet që Federata Angleze të dënohet me një gjobë, si dhe paralajmërim për mbyllje të pjesshme të stadiumit për ndeshjen e radhës që do të luajë Anglia në fushën e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"