“FINAL-4”/ Vendi i katërt, në rrezik. Llogaritë e Tiranës, nga titulli tek Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2024 | 21:30

“FINAL-4”/ Vendi i katërt, në rrezik. Llogaritë e Tiranës, nga titulli tek Europa

Tirana barazoi me Teutën 2-2 në “Niko Dovana”. Veç humbjes së pikëve, skuadra bardheblu ka humbur edhe vendin e tretë. Bardheblutë tani janë të katërtët në renditje pas Vllaznisë që ka 32 pikë.

TIRANAAA

Tirana ka 30 pikë, duke mos rrezikuar për momentin “Final-4”. Gjithsesi, Laçi është aty pranë, vetëm 5 pikë larg dhe Tirana duhet të mendojë sesi të mos ngatërrohet dhe të mos rrezikojë vendin që të çon në sprintin e titullit.

Tirana mendon që të hapë merkaton dhe të afrojë të paktën dy lojtarë. Ky është qëllimi i bardhebluve në këtë fundjanari. Nënkampionët e Shqipërisë kanë shitur dy lojtarë, duke përfituar 400 mijë euro, por e kanë merkaton të bllokuar, për shkak të dy lojtarëve që janë ankuar në FIFA si dhe dy lojtarëve të tjerë në FSHF.

OBJEKTIVI – Duam apo nuk duam ne, Tirana është skuadra më e titulluar e Shqipërisë. Në mesjavën e ardhshme, skuadra do të luajë në Kupë, ku kërkon të jetë sërish në finale dhe ta fitojë këtë trofe. Vjet,shkoi në finale, por u mund nga Egnatia, ndonëse luajti me gjysmën e skuadrës, për shkak të dëmtimeve. Tirana, në 2023-shin nuk ia doli të fitonte trofe. Edhe pse mbylli 2022-shin me fitimin e Superkupës së Shqipërisë, në 2023-shin ishte finaliste e Kupës së Shqipërisë të humbur ndaj Egnatias.

Po kështu, për një humbje në derbi humbi edhe titullin kampion, me Partizanin që ngriti trofeun. Dy kampionatet e fundit skuadra ka qëndruar në krye 20 javë dhe është e dyta në këtë renditje. Sërish Partizani në krye me 21 javë si kryesuese e Superiores. Tirana fiton 46.5 pikë në një vit kalendarik dhe është e dyta. Në këtë moment që vijon, ka ndërruar dy trajnerë.

superiorja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"