Festë me ushqime shqiptare! Organizim i veçantë në Çeki për tifozët vendas para ndeshjes me kuqezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2023 | 23:37

Festë me ushqime shqiptare! Organizim i veçantë në Çeki për tifozët vendas para ndeshjes me kuqezinjtë

Ndeshja ndaj Shqipërisë po trajtohet me shumë vëmendje nga Federata Çeke e Futbollit e cila shpreson që me një rezultat pozitiv ndaj kuqezinjve, të bëjë një tjetër hap shumë të sigurt drejt kualifikimit në Euro 2024. Dhe përveç përgatitjeve për atë që do të ndodhë në fushën e lojës, ka përgatitje edhe për atmosferën në tribuna gjatë ndeshjes në stadiumin e qytetit të Pragës ku zhvillohet ndeshja këtë të enjte.

prage

Federata kërkon të ndezë atmosferën dhe për këtë, ka organizuar “Fan Zone” pranë stadiumit, të zakonshme tashmë thuajse kudo kur ka takime ndërkombëtare në kompeticione të tilla. Gjatë gjithë ditës, tifozët çekë e jo vetëm, mund të ndjekin atje koncerte, por edhe aktivitete të ndryshme dhe lojëra ku mund të fitohen çmime nga sponsorët që janë pranë kombëtares.

E veçanta këtë radhë, është se të enjten, në ditën e ndeshjes, në “Fan Zonë” të organizuar në Pragë, do të serviren edhe ushqime shqiptare. Federata vendase ka bërë të ditur se tifozët mund të shijojnë disa nga ushqimet tradicionale të kundërshtarëve të Çekisë në këtë sfidë, një mënyrë shumë origjinale për të nxitur kuriozitetin e tifozëve për të qenë pjesë e këtij organizimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"