Festa speciale e ngjitjes në Serinë B, bomberi Shpendi shpërthen në lot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 23:31

Festa speciale e ngjitjes në Serinë B, bomberi Shpendi shpërthen në lot

Çezena siguroi matematikisht ngjitjen në Serinë B, teksa një festë legjitime shpërtheu në kampin bardhezi ditë ne sotme pas triumfit 1-0 ndaj Peskarës.  

shpendi

Një meritë të madhe në ngjitjen në Serinë B e ka edhe Kristian Shpendi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 20 gola në këtë sezon, duke udhëhequr aktualisht listën e golashënuesve në kampionat.

Shpendi e pati të vështirë të kontrollonte emocionet pas ndeshjes së sotme, teksa është përlotur nga ky sukses i skuadrës së tij. Teksa po festonte këtë sukses fantastik talenti shqiptar u tradhtua nga emocionet, teksa nga sytë e tij dolën lot gëzimi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"