Felipe Melo i ashpër ndaj Robinjos dhe Dani Alvesh: Sikur të kishte qenë vajza ime 15-vjeçare…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 21:50

Felipe Melo i ashpër ndaj Robinjos dhe Dani Alvesh: Sikur të kishte qenë vajza ime 15-vjeçare…

Në Brazil , çështjet ligjore në lidhje me Robinjo dhe Dani Alvesh, të dy të dënuar për situata të lidhura me përdhunimin dhe dhunën seksuale, kanë marrë vëmendje të madhe në media. Për këtë ka folur edhe veterani i mesfushës Felipe Melo, sot te Fluminense.

i

I intervistuar nga “Globoesporte” , ish-lojtari i Fiorentinës, Interit dhe Juventusit u fokusua tek dënimet dhe gjithashtu dha një gjykim të ashpër nga këndvështrimi i tij: “Kam një vajzë që është 15 vjeçe, nëse do të kishte qenë e përfshirë nuk mendoj se do të isha këtu për të bërë këtë intervistë.”

Më pas Felipe Melo vazhdon: “Nëse je i dënuar, është e drejtë që duhet të paguash për atë që ke bërë. Le të jetë një mësim që të mos e bëjnë të tjerët. Ne duhet të respektojmë të gjithë njerëzit, qofshin ata burra, apo femra”.

Më në fund ai përfundon duke dhënë një koment për pagesën  absurd të garancisë nga Dani Alvesh : “Ka qëndruar shumë pak në burg. Imagjinoni si mund të ndihet vajza ose prindërit e saj, ai u dënua dhe u lirua menjëherë. Çështja është shumë e rëndë, dënimet paguhen, dhe pastaj mund të liroheni.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"