Fantazia e Vllaznisë, në dorën e dy boshnjakëve/ Shkodranët zbresin sot në fushë, do të përballen me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2021 | 15:27

Fantazia e Vllaznisë, në dorën e dy boshnjakëve/ Shkodranët zbresin sot në fushë, do të përballen me…

Vllaznia, pavarësisht se nuk arriti që ta niste me një trofe këtë sezon, duket një nga skuadrat që ka punuar më shumë në merkato. Janë plot 16 afrime dhe për më tepër, nga sa duket, në çdo sektor të fushës ka një rivalitet për një vend titullari. Pikërisht në një prej sektorëve më të rëndësishëm, që është roli i fantazistit, tekniku Brdariç dhe stafi që ai drejton kanë përzgjedhur një dyshe boshnjake për t’i dhënë vizion skuadrës së tyre.

Vllaznia2

Nga sa dihet, në atë pozicion teje delikat tekniku do të ketë pikërisht dy boshnjakë me tipare të përafërta. Elvedin Heriç dhe Zinedin Mustedanagiç do të jetë dyshja ku edhe do të varen jo pak edhe fatet e fantazisë shkodrane. Të dy lojtarët kanë mbërritur në Shkodër me shumë bujë, duke shpresuar dhe besuar se do të japin më të mirën e tyre.

Nëse Heriç ka treguar vlerat e tij duke lënë të kuptohet se ka brumin e duhur për të qenë pikërisht 10-shi i këtij sezoni, tani ajo që pritet është që të shikohen edhe vlerat e mesfushorit tjetër, Mustedanagiç. CV-ja e këtij lojtari flet shumë, por ajo që mbetet të shikohet është se sa ai do të ambientohet te Vllaznia.

Tashmë edhe tekniku Brdariç do ta ketë jo shumë të lehtë për të vendosur për emrin që do të hedhë si titullar. Njëri nga të dy do të jetë në fushën e lojës. Për të sa do të jetë luks, do të jetë edhe e vështirë për të vendosur pasi që të dy lojtarët kanë mbërritur në Shkodër, përveç bujës që mbartin me vete edhe për të qenë pjesë e formacionit të parë. Vllaznia tani fantazinë e pret nga një dyshe boshnjake që, me sa duket, nuk do të mungojë në këtë sezon.

Vllaznia

PËRGATITJET – Vllaznia vijon përgatitjet për takimin e parë të sezonit. Pas nisjes së punës tekniku Brdariç dhe ai i përzgjedhur për të drejtuar ekipin e U-21 të Vllaznisë kanë rënë dakord që të provojnë në një përballje mes llojit forcën e tyre pas disa ditësh pushim. Ajo që është vënë re është se skuadra e parë ka qenë dominuese në këtë përballje. Megjithatë, nga ana tjetër edhe lojtarët e U-21 janë munduar që të tregojnë vlerat e tyre.

Gjithsesi, ajo që ka pasur më pak vlera ka qenë rezultati i cili thellësisht ka folur për ekipin e parë. Dominimi i kuqebluve të skuadrës së parë ishte i dukshëm dhe kjo ka sjellë pikërisht atë që ka pritur edhe stafi teknik i kryesuar nga Brdariç. Vllaznia do të vijojë edhe këto dy ditë përgatitjet për t’u rikthyer sërish në fillim të javës.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"