“Fanatics” kundër të gjithëve: Turpi dhe mallkimi i Tiranës, jeni amatorë. Ditë e mirë do jetë kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 23:34

“Fanatics” kundër të gjithëve: Turpi dhe mallkimi i Tiranës, jeni amatorë. Ditë e mirë do jetë kur…

Pas humbjes 3-1 ndaj Kukësit, tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics”, ka reaguar nëpërmjet një deklarate në Facebook, ku i “përvishen” të gjithëve, që nga presidentit të Tiranës, Refik Halili, “pseudostafit të pseudoklubit të tij”, siç e quajnë ata, por edhe tifozëve, të cilët i etiketojnë pa kurrfarë identiteti bardheblu. Më poshtë, reagimi i plotë.

Tirana-fanatics

Refik Halili, pseudostafi i pseudoklubit të tij, lojtarët totalisht amator pa kurrfarë identiteti bardhë e blu dhe pa kurrfarë gjaku, janë me të vërtetë TURPI dhe MALLKIMI I TIRONES!

Ne mbështesim emrin, ngjyrat, traditën dhe historinë bardhë e blu!
Ju jeni ata qe po i shkatërroni të gjitha!

Dita më e mirë për Tironën do të jetë dita kur ju të largoheni, nga i pari tek i fundit!

AMATOR!

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"