Fagu pret fitoren e parë me dilema për sulmin, Kupa luhet në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2024 | 19:24

Fagu pret fitoren e parë me dilema për sulmin, Kupa luhet në Elbasan

Teuta dhe Tirana e kanë shtyrë në ndeshjen e dytë kualifikimin për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në takimin debutues të Erbim Fagut në krye të bardhebluve asnjëra nga skuadrat nuk shkoi dot te goli. Kozi nga një anë dhe Vata nga tjetra, u bënë protagonistë me ndërhyrjet e tyre, duke mos lejuar që të preken portat.

Tirana

Tani ndeshja nuk do të luhet në kryeqytet. Tirana do të presë Teutën të mërkurën në orën 13:30 në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Mësohet se dueli do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Edhe pse në kryeqytet janë dy stadiume bosh, bardheblutë kanë zgjedhur të luajnë jashtë. Shkurt, të mërkurën do të vendoset kualifikimi, se kush skuadër do të prekë gjysmëfinalen. Shkaqet që kanë çuar ndeshjen mes Tiranës dhe Teutës në Elbasan kanë qenë disa. Dy prej tyre janë “Air Albania” i zënë dhe bardheblutë duhet të shlyejnë dëmet që kanë bërë tifozët në ndeshjet derbi. Dhe këtu nuk llogaritet fakti që “Selman Stërmasi” është i dërrmuar.

GJENDJA –Te Tirana ka rënë heshtja. Humbja e fundit me Vllazninë duket se ka ngatërruar planet e Erbim Fagut. Dy pikë larg vendit të katërt është në këtë moment që flasim ekipi i Tiranës. Bardheblutë janë të gjashtët, por rrezikojnë seriozisht “Final 4” dhe Kupa është trampolina për Europën. Sezonin e shkuar ekipi ia ka dalë të eliminojë Teutën, por në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

MUNGESAT –Te Tirana dihet që mungesat janë seri. Veç të dëmtuarve Meta dhe Najdovski, skuadra është në rregull. Problemi i vetëm i bardhebluve është sulmi. Goli i shënuar nga Nikqi, ka çuar trajnerin të mendojë për një balotazh mes Patrikut dhe Nikqit. Të shohim se cili do ta nisë lojën nga minuta e parë dhe nëse Tirana do të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

bandicam 2024-03-05 19-22-30-918

“FINAL 4” –Tirana nga ana tjetër do ta komplikojë edhe më shumë situatën nëse nuk fiton në sfidën e radhës. Si barazim dhe humbja i mban jashtë katërshes. Skënderbeu dhe Dinamo janë mbi bardheblutë dhe rruga e vetme për të besuarit e Fagut është fitorja. Një fitore që nuk duket prej Kukësit dhe Tirana e ka detyrim ndaj Egnatias të vendit të parë, sepse më pas do të luajë edhe me Dinamon. Ekipin që lufton direkt për “Final 4”. Të gjitha këto bashkë bëjnë që bardheblutë me zgjuarsi të marrin tri pikët, duke shpresuar që ekipet të garantojnë spektakël në fushën e lojës.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"