“Është një mister”, Evra për afrimin e verës te Junajtid: Përse e blemë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2020 | 13:31

“Është një mister”, Evra për afrimin e verës te Junajtid: Përse e blemë?

Kohë të vështira për Junajtidin. Kundër Çelsit, Doni van de Bek nuk u preferua në skuadër nga Solskjaer, duke përfunduar në tribunë dhe ish-mbrojtësi i “Djajve”, Patris Evra, nuk gjen shpjegim për mënyrën se si po përdoret mesfushori holandez, i vetmi transferim i rekordmenëve në verë për 40 milionë paund.

van-de-beek

Kundër Çelsit ai regjistroi përjashtimin e pestë nga titullarët në po kaq ndeshje të Premier Ligës. “Përse e blemë? Shiko, të gjitha ndeshjet është në stol. Përse e blemë kur nuk na duhej?”, tha Evra për “Sky Sports”, mendim që e ndan edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Geri Nevil: “Aktivizimi i Van de Bekut është një mister, duke marrë parasysh se u paguan 40 milionë sterlina. Nuk më duket se mendimi i parë i Solskjaerit është ta hedhë në fushë. E përsëris, është një mister i vërtetë. Dhe duke mos qenë titullar, do ta ketë më të vështirë të hyjë edhe si zëvendësues”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"