“Është kënaqësi të shënosh kundër Partizanit”, Zogaj: Bëmë një ndeshje të mirë, na vjen keq që nuk fituam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 15:57

“Është kënaqësi të shënosh kundër Partizanit”, Zogaj: Bëmë një ndeshje të mirë, na vjen keq që nuk fituam

Silvio Zogaj ishte padyshim vendimtar në sfidën Kastrioti-Partizani. Falë golit të tij ekipi mori 1 pikë shumë të rëndësishme përballë “demave”. Pas përfundimit të sfidës, Zogaj u shpreh se është kënaqësi të shënosh ndaj të kuqve.

65

“Normalisht është kënaqësi të shënosh ndaj cdo ekipit, por ndaj Partizanit është një ndjesi më e mirë. Bëmë një ndeshje të mirë, na vjen keq që nuk fituam sepse krijuam aksione, patëm dalje nga krahët, goditëm drejt portës dhe na vjen keq për barazimin pasi fituam terren. Nuk është se kam objektiv me numër për gola por thjesht dua të ndihmoj ekipin. Te realizoj gjërat që më thotë trajneri dhe pse jo të vazhdoj të shënoj dhe të ndihmoj skuadrën që të fitoj, por sigurisht që të jetë për mua dua të shënoj në cdo ndeshje. Kam si qëllim të mbaj ritmin dhe vazhdimësinë, të rris nivelin e lojës time nga java në javë dhe të ndihmoj ekipin”,  u shpreh Zogaj në një prononcim për Oversport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"