“Është cenuar fjala e lirë”, nga Durrësi në Vlorë, qytetarët kundër qeverisë: “Prestige Resort” ishte me leje, por e prishën për tekat e veta!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 14:24

“Është cenuar fjala e lirë”, nga Durrësi në Vlorë, qytetarët kundër qeverisë: “Prestige Resort” ishte me leje, por e prishën për tekat e veta!

Qytetarët dënojnë ashpër sulmin e qeverisë ndaj lirisë së medias dhe prishjen e “Prestige Resort” e konsiderojnë si sjellje hakmarrëse të Kryeministrit Edi Rama.

prestige resort i shembur4

Nga Durrësi në Vlorë qytetarë të shumtë kanë akuzuar qeverinë se e prishi resortin për tekat e veta, duke goditur në mënyrë të shëmtuar një biznes të ligjshëm dhe cënuar rëndë fjalën e lirë.

“Qeveria e prishi ‘Prestige Resort’ për tekat e veta. Është cenuar fjala e lirë. Nuk ka drejtësi këtu”, tha një qytetar nga Lezha. Një tjetër banor tha se: “Një punë të tillë mund ta bëjnë vetëm talebanët, ata fusin tritol e shkatërrojnë. Ne jemi për ndërtim jo për shkatërrim. Pa diskutim që është cenuar fjala e lirë. Ai i ka marrë të gjitha pushtetet. Nuk len askënd me çu kokën. Kjo është Shqipëria që po shohim sot”.

Për një qytetar, Rama me prishjen e resortit ka qëllim të shkatërrojë mediat. “Është një krim i madh. Duhej të mos ishte lejuar, ose të pritej Gjykata. Do me shkatërru mediat. S’ka diskutim që po sulmohet media dhe fjala e lirë”, tha ai.

Një tjetër qytetar shprehet i Rama e ka bërë këtë veprim nga inati. “Rama e ka bërë për shkak të inatit, e kam ndjekur këtë çështje. Gabim e ka Edi Rama, ai ka larguar aq njerëz sa nuk ta merr mendja”, tha qytetari.

Të shqetësuar për aktin e paligjshëm të qeverisë kanë qenë edhe qytetarët durrsakë, vizitorë të shpeshtë të resortit në Golem. “Poshtërsi shumë e madhe, i ka bërë të gjitha. Prishi teatrin, portin e Durrësit që është me shekuj. Kryeministri Edi Rama është psikopat”, tha një qytetar ndërsa një tjetër shtoi se: “Po çfarë t’i themi ne atij. Ai nuk pyeti asnjë. Ky është gabimi i qeverisë, pse shkon e prish? Mos i jep leje ta bëjë fare”.

“Më la një shije të hidhur, të turpshme, është fatkeqësi për vendin tonë. Nuk ndjejmë siguri. Në një kohë kur ata kanë shkuar kanë pushuar atje, mund të përdorej për popullin, që për më tepër ishte me leje dhe kjo është hakmarrje dhe turpshme, pavarësisht bindjeve politike që mund të kesh të hedhësh mundin e tjetrit ashtu? Zoti do t’i vrasë një ditë”, tha një zonjë nga Durrësi.

Në Lushnje një qytetar tha se Kryeministri Edi Rama, “Ka dalë burri më i poshtër, më gjakpirësi. Populli iku, ka ngel mosha jonë. Krimineli më i madh i shkatërrimit të popullit është Rama”.

Një tjetër thotë se: “U nxitua shteti. Ndërtim me letra ta konfiskonte, pse ta prishte gjithë atë shpenzim. Ai mund ta kërkojë, dhe ta fitojë, dhe në kurriz të popullit do bjerë”, tha qytetari. Një tjetër qytetar nga Durrësi tha se: “Aty ishin 200 vetë që punonin, është fatkeqësi, ky popull ka nevojë të mblidhet bashkë”.

Prishja e “Prestige Resort” është dënuar edhe nga qytetarët në Korçë. “Është një gjë absurde, ishte me leje. Nuk e di çfarë ndodh dhe behët këtu. Edhe mediat, edhe opinioni publik e dënon, është gjë e shëmtuar shumë”, tha një qytetar nga Korça. Një qytetar nga Vlora u shpreh se shembja e resortit ishte “Gjëja më e keqe, ditë më të zeza po kalon kombi”.

Edhe qytetarët në Gjirokastër akuzuan Kryeministrin për keqqeverisje dhe shkatërrim të pronës.

“Moment i vështirë për shqiptarët, ambientin konfliktual që kanë krijuar politikanët, për keqqeverisjen e Ramës që ka kapur me prokurori, me media me çdo gjë. Është krijuar një ambient shumë i frikshëm për shqiptarët, është bërë ‘ngrysesh në demokraci e gdhihesh në diktaturë’. Varfëria bën kërdinë, rinia po ikën, shkolla po mbyllen, shkatërrime në masë, tritol. Krim makabër që ka bërë karshi ‘Prestige’ kundër një medieje të mrekullueshme, por ja që u godit edhe pse kishte leje. Prishi një mrekulli, një hakmarrje verbale, me një fjalë këtij njeriu psikopat s’kemi ç’i bëjmë”, tha një qytetar.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Tjetër sulm i Qeverisë ndaj “Prestige Resort”, nxirren me forcë pushuesit dhe punonjësit. Policia pa paralajmërim që në orët e para të mëngjesit (VIDEO)

Sulmi i qeverisë ndaj “Prestige Resort” në nisje të muajit të festave/ Nga Armando Broja deri te VIP-at e ndryshëm, ja cilët preferuan perlën e turizmit shqiptar

Sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Drejtori i Mediave “Panorama”: Hakmarrje, nuk ka asnjë shkresë zyrtare! Në Tiranë bëhet spektakël me kullat pa leje

Sulmi i paligjshëm i Qeverisë në “Prestige Resort”/ Forca të shumta policie në ditën e dytë të aksionit të pa paralajmëruar, mbërrijnë edhe… (VIDEO)

Vjet strehoi refugjatët afganë, sot i çoi pa asnjë njoftim policinë/ Metamorfoza e Edi Ramës me urdhrat e paligjshëm ndaj “Prestige Resort”

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami publikon takimin me Presidentin e “Hysenbelliu Group” Irfan Hysenbelliun: Histori suksesi që frymëzon

Hyn në ditën e katërt sulmi ndaj “Prestige Resort”/ IKMT dhe forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar apo ditë pushimi, aksioni i paligjshëm nuk ndalet as natën

IKMT e vendosur të çojë deri në fund marrëzinë, nuk pret Gjykatën për “Prestige Resort”: Ngarkon godinën me 70 kilogram eksploziv

IKMT hedh në erë “Prestige Resort”. 70 kg eksploziv për të shembur miliona euro investim, një ditë para se të jepte vendim Gjykata Administrative

IKMT hodhi në erë “Prestige Resort”, flet Presidenti i “Hysenbelliu Group”: Sulm mediatik dhe personal i Ramës, por nuk më demoralizon

IKMT hodhi në erë “Prestige Resort”, Irfan Hysenbelliu: Hakmarrje personale e Ramës dhe Ballukut për mediat, nuk demoralizohem!

“Tmerr! Ai po vendos mina, nuk e di ç’mund të presim nga Edi Rama”/ Shkatërrimi i “Prestige Resort”, qytetarët të indinjuar: Do të tërhiqet zvarrë më keq se Enver Hoxha

Shembja e “Prestige Resort”/ Deputetja e PD, letër të hapur presidentes së Komisionit Europian: Rama po përdor Samitin për të ulur efektin e këtij turpi qeveritar!

Shembja e paligjshme me tritol e “Prestige Resort”/ Berisha u kujton udhëheqësve të Europës aktin e Ramës: I padenjë të qendrojë në atë Samit!

Tritol “Prestige Resort” dhe grushte ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha: Të porositura nga Edi Rama!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"