Erzeni leksion Partizanit, vetëm 1 fitore larg titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 22:58

Erzeni leksion Partizanit, vetëm 1 fitore larg titullit

Erzeni i Shijakut ka mposhtur sërish Partizanin me rezultatin 3-2, në finalen e dytë të play off-it në volejboll për meshkuj. Emocione pafund në sfidën e sotme të zhvilluar në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”.

376685_TS_16-04-18_6030078666_

Partizani edhe pse u shkëput dy herë me sete, nuk arrin të bëjë diferencën në setin final, ku gabon dhe humbet një tjetër ndeshje në setin e pestë. Për shijakasit e trajnerit Arben Sako tashmë titulli kampion është shumë pranë, një fitore larg.

Partizanit i duhet të fitojë me çdo kusht sfidën e tretë për të mbajtur gjallë shpresat për titull, ndërsa Erzenit i duhet vetëm një fitore për të fituar titullin.

Volejboll – Play off, finalet e meshkujve

16 prill, Partizani – Erzeni, 2-3 (25-19, 22-25, 25-17, 18-25, 15-17)

19 prill, Erzeni – Partizani, 3-2 (24-26, 25-19, 19-25, 25-23, 15-12)

22 prill, Partizani – Erzeni, ora 19:00 (Feti Borova)

25 prill, Erzeni – Partizani, ora 19:00 (Akademia “Dhimitraq Goga”)

28 prill, Partizani – Erzeni, ora 19:00 (Feti Borova)

Ndeshja e katërt dhe  pestë do të luhen nëse është e nevojshme

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"