Erzeni i karikuar për derbin me Teutën, dy lojtarë gati për Bejzaden

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 15:06

Erzeni i karikuar për derbin me Teutën, dy lojtarë gati për Bejzaden

Ekipi i Erzenit, të shtunën luan në transfertë derbin me Teutën e Durrësit, në orën 17:00 në “Niko Dovana”, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 26-t të Superiores.

ERZENI

Kjo sfidë, i gjen skuadrat në një dyluftim ku pikët janë gjëja më e çmuar, e me siguri pritet gjithçka të ndodhë. Kujtojmë që në përballjet e tyre këtë sezon, shohim që shijakasit kanë qenë të pamposhtur, me një fitore dhe një barazim.

Për takimin e fundjavës, Bejzades do i rikthehen edhe Nehar Sadiki në mbrojtje dhe Donald Mëllugja në mesfushë, dy lojtarë të cilët munguan me Kukësin dhe tashmë do të jenë të gatshëm për Teutën.

Grupi plotësohet dhe shijakasit kanë kryer seancën e radhës stërvitore duke vijuar përgatitjet për këtë përballje që është shumë e rëndësishme për mbijetesën në Superiore.

E. DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"