Emergjencë totale nga krahët për Juventusin, dëmtohet një tjetër lojtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 10:05

Emergjencë totale nga krahët për Juventusin, dëmtohet një tjetër lojtar

Një mallkim pa fund! Një sirenë alarmi në pritje të së dielës mbrëma, kur Juventusi do të luajë në “San Paolo” kundër Napolit. 

danilo

Mbrojtja bardhezi vazhdon që të humbë pjesë të rëndësishme, por pas qendërmbrojtësve (Kielini dhe Demiral jashtë) është radha e anësorëve.

Me De Shiljon që vazhdon të jetë në infermieri, dje në duelin e Kupës së Italisë është dëmtuar edhe Danilo. Braziliani la fushën e lojës në minutën e 41-të dhe duke parë mimikën e tij, mund të bëhet fjalë për një tërheqje, e cila nuk dukej aspak banale.

Danilo ia la vendin Huan Kuadrados, i cili ishte grumbulluar për Romën, ndonëse me temperaturë, ndërkohë që edhe Aleks Sandro, i cili luajti nga minuta e parë, ka shtrënguar dhëmbët si rrjedhojë e një kaviljeje të fryrë. Prandaj, për sfidën ndaj Napolit, trajneri Sarri i ka mbrojtësit me pikatore.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"