Emanuel Egbo mund Ilir Dajën, Prishtina triumfon ndaj Ballkanit dhe fiton Superkupën e Kosovës në… Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 13:49

Emanuel Egbo mund Ilir Dajën, Prishtina triumfon ndaj Ballkanit dhe fiton Superkupën e Kosovës në… Turqi

Prishtina është superkampione e Kosovës, e cila mundi në Superkupë Ballkanin me rezultatin 2-1, e cila u zhvillua në Antalia të Turqisë, aty ku skuadrat po zhvillonin dhe fazën përgatitore.

prishtina

Ekipi i Emanuel Egbos kaloi në avantazh me anë të Sinanit në minutën e 9’ të takimit, teksa shifrat u dyfishuan në fillimin e pjesës së dytë nga Kryeziu.

Skuadra e Ilir Dajës u mundua të reagojë dhe gjeti golin e shpresës në minutën e 79’ me anë të Dulajt, por që nuk mjaftoi.

Kështu Prishtina vazhdon të jetë klubi më i titulluar sa i përket Superkupave, duke shkuar kështu në 11 të tilla.

REZULTATI:

PRISHTINA 2-1 BALLKANI

Sinani 9’, Kryeziu 46’ / Dulaj 79’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"