EKSKLUZIVE/ Zbulohet trajneri i ri i Flamurtarit, Idrizi heq dorë nga Ahmataj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2019 | 11:54

EKSKLUZIVE/ Zbulohet trajneri i ri i Flamurtarit, Idrizi heq dorë nga Ahmataj

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka hequr dorë përfundimisht nga trajneri Julian Ahmataj.

Gerd Haxhiu

Burimet për “Panorama Sport”, bëjnë me dije se trajneri i ri i Flamurtarit do të jetë Gerd Haxhiu.

Prej ditësh bëhej fjalë se do të kishte një marrëveshje me Julian Ahmatajn, por situata ka ndryshuar dhe zyrtarizimi i Haxhiut do të bëhet së shpejti.

46- vjeçari, Gerd Haxhiu ka drejtuar më parë skuadra si Korabi, Besa e Kavajës, Partizani apo edhe Skënderbeu.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"