EKSKLUZIVE/ U dënua 8 ndeshje nga Disiplina, shpërthen trajneri lushnjar: Po cilin vramë?! Çfarë krimi bëmë?! Do ankohem te… Duka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 9:15

EKSKLUZIVE/ U dënua 8 ndeshje nga Disiplina, shpërthen trajneri lushnjar: Po cilin vramë?! Çfarë krimi bëmë?! Do ankohem te… Duka

Humbja me Maliqin i ka kushtuar jo pak Albpetrolit. Sikur të mos mjaftonin 4 kartonët e kuq që mori në fundjavë, çka kaloi në Disiplinë, e kanë pësuar tre lojtarë dhe vetë trajneri. Redjan Hatia është pezulluar me 12 muaj, Marjus Muhametaj me 8 javë, Erlind Gropa me 6 javë dhe Llazar Dushi me 8 javë. Në Patos kanë mbetur të shokuar nga vendimet, të cilat i quajnë kriminale.

dushi2

Për “Panorama Sport” ka reaguar vetë tekniku. Llazar Dushi e quan dënimin kapital dhe paralajmëron se do të ankohet deri te vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka. “Ky ishte një dënim kapital, një krim i shëmtuar që i bëhet futbollit. Më kanë dënuar pa arsye, kur as nuk shava kënd, as nuk ofendova, as nuk pështyva, as nuk dola nga vijat kufizuese. Me pak fjalë, nuk bëra asgjë. Madje, vetë vëzhguesi i ndeshjes më ka thënë që do të dënohesha vetëm një javë. Dënimi që u është dhënë lojtarëve të mi është ekstrem, tendencioz dhe shumë i dëmshëm për ekipin tim.

Albpetrolit tani i bie të luajë për 8 javë me gjysmën e ekipit. Ky është një skandal, një krim i orkestruar që i është bërë ekipit tim, këtij qyteti mikpritës dhe të kulturuar, në stadiumin e të cilit nuk mbahet mend kurrë të ketë ndodhur dhunë, sikurse ka ndodhur kudo nëpër Shqipëri. Por, ja absurdi, po e pësojmë pikërisht ne. Unë do të ankohem dhe do të shkoj në Apel. Do të kërkoj takim me presidentin Duka dhe nëse dikush ka vendosur ta fundosë Albpetrolin me dirigjime dhe skenar të përgatitur, të paktën të na e thonë. Le ta dimë edhe ne këtë, por jo të na bëjnë padrejtësi si kjo.

Llazar dushi

Me këto dënime, synimi ynë i cili është ‘play off’-i dhe vendi i 5- të në klasifikim, duket shumë larg. Për mua kjo është masakër e orkestruar mirë dhe me skenar të parapërgatitur. Turp! Të dielën Albpetroli ka takimin e radhës me Gramozin. Ekipi po stërvitet rregullisht, por në Ersekë do të paraqitet me 7 futbollistë mangët.

Kjo nuk i shërben futbollit dhe as kulturës sportive. Kjo është padrejtësi dhe të bën të kuptosh se ky vend ka nevojë për reforma në çdo fushë, përfshi këtu edhe futbollin. Kur u njoha me dënimet, mendova: ‘Po cilin vramë!? Çfarë krimi bëmë!?’ Nuk di ç’të them për këtë skandal dhe padrejtësi që iu bë Albpetrolit. Kjo situatë duhet të ndryshojë urgjentisht dhe FSHF duhet të marrë masa”, ka përfunduar tekniku lushnjar i patosarakëve.

LUIS FEJZULLAH – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Disiplina bën kërdinë/ 4 dënime te ashpra te Albpetroli, klubi i Kategorisë të Dytë humbet ndeshjen në tavolinë. Nami edhe te moshat!

I grisi kartonin gjyqtarit si Salihi, ja sa u dënua nga Komisioni i Disiplinës sulmuesi i Albpetrolit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"