I grisi kartonin gjyqtarit si Salihi, ja sa u dënua nga Komisioni i Disiplinës sulmuesi i Albpetrolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 12:11

I grisi kartonin gjyqtarit si Salihi, ja sa u dënua nga Komisioni i Disiplinës sulmuesi i Albpetrolit

Sulmuesi i Albpetrolit, Marjus Muhametaj, rrëmbeu skenën ditën e diel, teksa rikthehu edhe njëherë gjestin e Hamdi Salihit, në majin e vitit 2017-të, ku i grisi kartonin gjyqtarit Enea Jorgji në sfidën Kukës-Skënderbeu.

Muhametaj-Salihi

Futbollisti i skuadrës patosarake, u tradhtua nga nervat në sfidën ndaj Maliqit. I riu ia mori kartonin nga duart kryesorit Egli Spahiu dhe e grisi. Në këtë takim u akorduan plot 4 kartonë të kuq. Për këtë gjest Muhametaj është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me 8 ndeshje pezullim.

VENDIMI I KOMISIONIT TË DISIPLINËS:

  1. Lojtari i SHS Albpetrol, Marjus Muhametaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Disiplina bën kërdinë/ 4 dënime te ashpra te Albpetroli, klubi i Kategorisë të Dytë humbet ndeshjen në tavolinë. Nami edhe te moshat!

EKSKLUZIVE/ I grisi kartonin arbitrit, sulmuesi Muhametaj: U bëra si Salihi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"