EKSKLUZIVE/ Plas në Vlorë, bomberi i ekipit largohet nga Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2019 | 19:09

EKSKLUZIVE/ Plas në Vlorë, bomberi i ekipit largohet nga Flamurtari

Ndodhi ajo që pritej dhe ishte paralajmëruar prej ditësh nga “Panorama Sport”. Tomislav Bushiç nga sot nuk është më lojtar i Flamurtarit.

bushic belica

Kapiteni i vlonjatëve dhe njëkohësisht golashënuesi më i mirë i skuadrës në pjesën e parë të këtij sezoni, ka prishur kontratën pas një bisede me administratorin Sinan Idrizi.

flamurtari

Gazeta mëson ekskluzivisht se palët janë ndarë me marrëveshje, teksa kroati ka hequr dorë nga padia në FIFA. Sipas të gjitha gjasave tashmë Bushiç do të firmosë për Teutën, por që nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"