Ekskluzive/ Partizani zëvendëson Fejzullahun, synon sulmuesin shkodran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2018 | 13:40

Ekskluzive/ Partizani zëvendëson Fejzullahun, synon sulmuesin shkodran

Partizani e ka nisur ndryshe punën për sezonin e ri, pasi klubi i ka evituar afrimet me shumicë, të cilat në të shkuarën nuk sollën progres. Nën drejtimin e drejtorit Olsi Rama, klubi ka ndryshuar strategji, pasi është fokusuar tek afrimi i elementit me moshë të re, që mund të japin garanci për disa sezone me radhë.
STATOVCI

Më 27 qershor, “Panorama Sport” paralajmëroi se zëvendësuesi i Arbnor Fejzullahut do të vinte nga Kosova dhe bëhej fjalë për mbrojtësin e Flamurtarit të Prishtinës, Rron Statovci. Situata ka avancuar pozitivisht dhe pritet që mbrojtësi i Kosova U-21 të vishet i kuq. Ndonëse “demat” nuk kanë shpërndarë asnjë njoftim për këtë rast, sipas “gazetasheshi.com”, në Kosovë thuhet se Rron Statovci është futbollisti më i ri i Partizanit.

partizani vllaznia

Sipas tyre, mbrojtësi i krahut të djathtë ka firmosur me “demat e kuq”, ndërkohë që prezantimi konsiderohet çështje orësh. 21-vjeçari në edicionin e fundit ka luajtur për Flamurtarin në Kosovë dhe për drejtuesit e kuq, ai shikohet si pasardhësi ideal i Arbnor Fejzullahut në krahun e djathtë të mbrojtjes. Rron Statovci më parë ka luajtur edhe për Llapin dhe Vllazninë e Pozheranit në Kosovë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"