Ekskluzive/ Partizani, edhe 3 të tjerë me COVID-19. Ja çfarë do ndodhë me derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 0:29

Ekskluzive/ Partizani, edhe 3 të tjerë me COVID-19. Ja çfarë do ndodhë me derbin

Derbi i Partizani-Tirana në orën 20:45 është në rrezik. Partizani ende nuk ka publikuar zyrtarisht përgjigjet e testeve, sepse me sa duket përgjigja e një pjese të tyre ende nuk ka dalë.

pARTIZANI

Ndërkohë, mësohet se Partizani e ka marrë përgjigjen për pjesën më të madhe të skuadrës dhe dyshohet se kanë dalë edhe tre futbollistë të tjerë pozitiv me COVID 19.

pARTIZANI TAMPONET

Emrat ende nuk janë bërë publik, por mësohet se lojtarët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe nuk kanë pasur probleme serioze. Ndërkaq mësohet gjithashtu se ka një marrëveshje paraprake mes klubeve dhe FSHF-së që derbi të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"