EKSKLUZIVE/ Partizani do të huazojë një sulmues te Teuta, ja kush është opsioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 22:16

EKSKLUZIVE/ Partizani do të huazojë një sulmues te Teuta, ja kush është opsioni

Me ardhjen e Xhuliano Skukës, mund të themi se sulmi i Partizanit është mbingarkuar, sidomos me “pyka”.

mba

Siç edhe drejtuesit e kanë paralajmëruar, në ditët në vijim pritet që një sulmues të huazohet. Teuta është skuadra më në nevojë, por edhe më e interesuar. Gazeta mëson se klubet kanë biseduar për një huazim të mundshëm të një prej sulmuesve, teksa mësohet se mes alternativave është edhe Kristian Mba.

Nigeriani aktualisht është i dëmtuar dhe pasi të kthehet, do t’i duhen minuta që të kthehet në formë. Te Teuta ai do të kishte më shumë hapësira për të fituar formën optimale. Nga ana tjetër, Mba do të ndihmonte edhe Teutën në garën për mbijetesë, për tu rikthyer në maksimum për Europën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"