EKSKLUZIVE/ Mori karton të kuq ndaj Teutës, Tirana ndëshkon mbrojtësin duke e lënë jashtë… stërvitjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2024 | 22:05

EKSKLUZIVE/ Mori karton të kuq ndaj Teutës, Tirana ndëshkon mbrojtësin duke e lënë jashtë… stërvitjes

Albi Doka nuk u stërvit dje me Tiranën. Edhe pse nuk luajti në takimin e Kupës së Shqipërisë, mbrojtësi pa stërvitjen i veshur, pas një serie mbledhjesh dhe takimesh në në dhomat e zhveshjeve.

doka

Lojtari zyrtarisht ka një shqetësim shëndetësor, por gjërat nuk janë tërësisht ashtu. Mbrojtësi ishte nga të parët që u paraqit në “Skënder Halili”. Dhe kur të gjithë prisnin që do të dilte në fushë për stërvitje, Doka u pa të diskutonte gjatë me zyrarë të klubit i veshur civil ndryshe nga të tjerët.

MBLEDHJA – Në momentin që skuadra do të dilte në stërvitje, drejtuesit vendosën që të zhvillonin një mbledhje me dyer të mbyllura. Ahmataj si asnjëherë tjetër, piu edhe një cigare jashtë dhe tensioni ndihej në ambient. Lojtari gjatë mbledhjes është kritikuar për sjelljen e tij ndaj gjyqtarit Hamiti dhe braktisjen e skuadrës me një karton të panevojshëm. Një situatë normale që ndodh në çdo skuadër të madhe që kur ka probleme të tilla merr masat e duhura. Dhe në këtë rast pezullimi i lojtarit ishte i pashmangshëm, ndonëse klubi kërkon ta mbulojë një gjë të tillë.

DISKUTIMI ME AHMATAJN – Pas mbledhjes me dyer të mbyllura, trajneri Julian Ahmataj dhe Albi Doka kanë diskutuar për rreth 10 minuta jashtë dhomave të zhveshjeve. Dyshja është sqaruar gjatë dhe më pas trajneri ka nisur stërvitjen, ndërsa Doka ka parë stërvitjen me menaxherin e ekipit. Lojtari jozyrtarisht është ndëshkuar nga klubi për kartonin e kuq që mori në Durrës. Një gabim që Doka duhet ta shlyejë, por të shohim kur do të kthehet në stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"