EKSKLUZIVE/ “Manaj performancë gri, por e shoh alternativë serioze”, Redi Jupi: Mund të hyjë në vend të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 14:34

EKSKLUZIVE/ “Manaj performancë gri, por e shoh alternativë serioze”, Redi Jupi: Mund të hyjë në vend të…

Rei Manaj ishte një rikthim i bujshëm në ekipin kombëtar, pas pothuajse dy vitesh. Sulmuesi i cili po bën shumë mirë në Turqi luajti për 67 minuta në miqësoren me Kilin. Por, çfarë mendon Redi Jupi për performancën e Rei Manajt dhe shanset që sulmuesi ka për në Europian. Ja çfarë thotë ai për “Panorama Sport”:

manaj

“Rei Manaj ka pasur një ecuri shumë të mirë me klubin e tij në Turqi, kjo është diçka që dihet tashmë. Me ekipin kombëtar performanca e tij ishte ajo e zakonshmja, edhe pse luajti ndaj një ekipi të vështirë si Kili, performanca mund të quhet nga ato gritë, të cilat ekipi jonë sulmon jo shumë, pak raste shkon përpara porte, megjithatë ai u mundua të bëjë detyrën e tij.

Gjithsesi unë mendoj se Manaj është një alternativë serioze për grupin e lojtarëve që duhet të shkojnë në Europian. Një alternativë e Brojës sepse mendoj se Armando është një garanci përpara në sulm dhe futbollisti mbi të cilin duhet të ndërtohet skuadra jonë kombëtare”, thotë Redi Jupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"