EKSKLUZIVE/ Lushnja godet në merkato, afron në ekip një njohje të vjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 18:29

EKSKLUZIVE/ Lushnja godet në merkato, afron në ekip një njohje të vjetër

Lushnja bën një përforcim në merkato, teksa ka arritur marrëveshjen me mesfushorin me tipare mbrojtëse Orgest Gava.gAVA

“Panorama Sport” mëson nga burime pranë klubit, se marrëveshja për afrimin e futbollistit është arritur dhe shumë shpejt pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Për 29-vjeçarin bëhet fjalë për një rikthim te Lushnja, ku luajti në sezonin 2017-2018.

Gava u largua në verën e 2018-ës nga verdhjeshilët, për të vazhduar karrierën te kosovarët e Trepça 89, ku qëndroi deri në verën e vitit të kaluar, për tu transferuar më pas te skuadra tjetër kosovare e Dukagjinit.

Më parë mesfushori ka luajtur edhe me skuadra të tjera në Shqipëri si Bylisi, Elbasani dhe Shkumbini. Ky shihet si një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Gjyla dhe ekipin, të cilët kanë si objektiv ngjitjen në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"