EKSKLUZIVE/ Kthehet të drejtojë në kampionatin shqiptar, reagon Mema: Më ka munguar Superiorja, ja pse mora Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2022 | 9:10

EKSKLUZIVE/ Kthehet të drejtojë në kampionatin shqiptar, reagon Mema: Më ka munguar Superiorja, ja pse mora Kastriotin

Ardian Mema është trajneri i ri i Kastriotit. 51-vjeçari pas arritjes së marrëveshjes me presidentin Alban Vogli, nga dje ka nisur punën me skuadrën në seancën stërvitore të mesditës, i shoqëruar nga zëvendëstrajneri Shkëlzen Rustami. Në të shkuarën, Mema ka drejtuar ekipin e Tiranës. “KS Kastrioti i uron mirëseardhjen trajnerit të ri dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale”, shkruante klubi në postimin e tij. Mema do të debutojë në pankinën e Kastriotit në ndeshjen e së premtes ndaj Vllaznisë në Kamzë. Mema rikthehet të drejtojë një skuadër që pas largimit nga Tirana tri vite më parë. Së fundmi u largua pas një periudhe të suksesshme te krutanët trajneri Emiljano Çela. Mema pas stërvitjes së parë dha një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”.

ardian mema

Zoti Mema përse vendosët që të merrnit drejtimin e skuadrës së Kastriotit?

Në fakt vendosa që të marr Kastrotin, sepse drejtuesit ishin ata që patën dëshirën, ngulmuan dhe u interesuan për mua. Më kontaktuan dhe më afruan bashkëpunim. Pasi folëm vendosa për po.

Cili është objektivi i skuadrës që po drejtoni nga dita e djeshme në Superiore?

Objektivi si fillim është që të largohemi nga fundi i tabelës ku janë skuadrat e mbijetesës. Janë shumë ekipe që ndodhen aty dhe do të luftojmë fort. Një nga ekipet që kërkon mbijetesën jemi edhe ne. Do t’i shohim gjërat me radhë. Ndonjëherë kur je për mbijetesë, gjërat duhet t’i shohësh hap pas hapi dhe çfarë ndodh në fushë.

Ndeshja e radhës realisht është goxha e vështirë?

Jo vetëm ndeshja e radhës, por të gjitha takimet janë të vështira. Për mendimin tim ekipet janë në të njëjtat nivele. Nuk kanë dallime mes grupeve. Në mes është vetëm karikimi dhe përqendrimi i skuadrave në fushën e lojës dhe dhënia e maksimumit për të fituar ndeshjen. Ju keni disa kohë që nuk drejtoni një skuadër.

Ju kishte munguar Superiorja?

Superiorja më ka munguar. Kam qenë pranë televizioneve, por të qenit trajner nuk e zëvendëson asgjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"