EKSKLUZIVE/ Klubi i Kategorisë së Dytë pa “frena”, ofertë joshëse edhe Isli Hidit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2022 | 14:38

EKSKLUZIVE/ Klubi i Kategorisë së Dytë pa “frena”, ofertë joshëse edhe Isli Hidit

Isli Hidi është emri i madh që Vora kërkon për të forcuar portën.

isli hidi

“Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se 41-vjeçarit i është bërë një ofertë konkrete nga drejtuesit e klubit dhe pritet që së shpejti të kthejë një përgjigje zyrtare.

Eksperienca e madhe e Hidit do të ishte një garanci për Vorën në Kategorinë e Dytë.

Portieri vjen pas eksperiencës tek Erzeni në sezonin e kaluar, teksa kontribuoi për rikthimin e shijakasve në Kategorinë Superiore.

Krahas portierit, mësohet se së fundmi klubi vorak është futur në bisedime edhe me mesfushorin Eristotel Koleci, i cili vjen pas aktivizimit me Burrelin në Kategorinë e Parë.

Lojtari 29-vjeçar ka qenë edhe pjesë e Kamzës në Superiore, por gjithashtu e Besëlidhjes, Besës dhe Tomorit në vitet e fundit.

Ndërkohë, Vora ka një projekt të qartë për sezonin e ri dhe përveçse kërkohet ngjitja e shpejtë në Kategorinë e Parë, klubi e ka marrë shumë seriozisht edhe çështjen e infrastrukturës, teksa në bashkëpunim me FSHF-në do të investohet në fushën ku skuadra do të bëjë stërvitje.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Lëvizje e bujshme në Kategorinë e Dytë/ Prezantohet Mërgjyshi, ish-kapiteni i Laçit dhe dy ish të Tiranës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"