Lëvizje e bujshme në Kategorinë e Dytë/ Prezantohet Mërgjyshi, ish-kapiteni i Laçit dhe dy ish të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2022 | 18:40

Lëvizje e bujshme në Kategorinë e Dytë/ Prezantohet Mërgjyshi, ish-kapiteni i Laçit dhe dy ish të Tiranës

Klubi i Vorës ka bërë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës, teksa ka treguar se nis edicionin me synime të qarta për t’u kthyer sa më shpejt në Kategorinë e Parë. Administratori Eldiano Topi ka siguruar një trajner me emër në futbollin shqiptar si dhe lojtarë të cilët kanë qenë pjesë e klubeve të rëndësishme ne Superiore gjatë karrierës së tij.

292578610_588904089255209_6788773549523293029_n (1)

Trajneri i Vorës në sezonin e ri do të jetë Artan Mërgjyshi. Tekniku i njohur i cili ka drejtuar për shumë vite në Superiore dhe Kategorinë e Parë, ka pranuar këtë sfidë për të ndihmuar klubin që të kthehet përsëri mes profesionistëve dhe të ndërtojë një projekt afatgjatë për të qëndruar atje.

292782991_384632973581753_6463350428739105706_n (1)

Ndërkohë, është bërë edhe prezantimi i emrave si Eglentin Gjoni, ish-kapiteni i Laçit, apo Jurgen Vrapi dhe Okseold Sefa, të cilët kanë dalë nga radhët e skuadrës së Tiranës. Këto janë lëvizjet e para të Vorës që kërkon të bëjë të qartë që në start ambiciet që ka për këtë edicion.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"