EKSKLUZIVE/ Kapiteni i Kombëtares U-17 firmos kontratë me klubin italian (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2022 | 11:40

EKSKLUZIVE/ Kapiteni i Kombëtares U-17 firmos kontratë me klubin italian (FOTO)

Kapiteni i Kombëtares U-17 të Shqipërisë, Orgito Ruci, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë teksa është transferuar në klubin e njohur italian Xhenoa.

Collage Maker-19-Dec-2022-11.20-AM

Ruci në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë të Olimpiakosit, ku ka spikatur me paraqitjet e tij. Ai aktivizohet në rolin e mesfushorit të qendrës dhe është vetëm 17-vjeç.

Talenti kuqezi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare. Ai është prezantuar sot në klub teksa është shfaqur përkrah menaxherit shqiptar Angjelos Veizi.

Me fanellën e Kombëtares U-17 numëron 4 paraqitje ndërkohë që është aktivizuar edhe 2 ndeshje me Shqipërinë U-18.

15d6b97f-d4f7-4433-8dfc-6f99d0313b6c f0e9e81b-1e2d-40b1-bffc-afbabb846456

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"